Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti: Jemi afër objektivit minimal, Carës e Markut u mungon vazhdimësia

Partizani do të ndeshet në takimin e parafundit të sezonit me Kastriotin, të shtunën në orën 17:00. Duke folur përpara këtij takimi trajneri i “të kuqve” të kryeqytetit, Dritan Mehmeti theksoi se ndaj krutanëve do kenë një përballje shumë të vështirë duke ditur se ekipi i Çelës nuk ka ndonjë objektiv.

Më tej Mehmeti shtoi se objektivi minimal mund të arrihet me Europën, ndërsa theksoi se formacionet varen gjithmonë nga performanca e lojtarëve në stërvitje.

Tekniku nuk i kurseu kritikat ndaj Herald Markut dhe Tedi Carës, për të cilët theksoi se kanë pasur luhatje të shumta në performancë. 

Ndeshja me Kastriotin: Skuadrat kundërshtare kanë filozofi të ndryshme dhe do të na duhet që ndaj Kastriotit të zgjidhim një mënyrë tjetër loje. Kastrioti është një skuadër që interpreton shumë mirë fazën difensive dhe do ta kemi me shumë vështirësi sesi do të shkojmë te porta e kundërshtarit. Jam fokusuar te skuadra ime, gjatë gjithë kampionatit jemi munduar që të shohim vetëm rivalin e radhës.

Objektivi: Çdo gjë është në dorën tonë, nesër nëse arrijmë të dalim fitimtar e kemi arritur objektivin minimal që ka pasur klubi. Në momentin që kam marrë në drejtim skuadrën në muajin janar, biseda ka qenë shumë normale dhe profesionale me presidentin dhe drejtorin sepse analizuam gjendjen e skuadrës që ishte në dy fazat e para dhe i gjithë objektivi ishte që ekipi të ndryshonte mentalitetin, mënyrën sesi e interpreton lojën që Partizani nuk e meritonte në ato situata kritike sepse kemi qenë tre pikë nga skuadrat që rrezikonin rënien. Ka qenë një moment delikat sepse nëse nuk arrije pikët mund të kaloje në ngërç psikologjik dhe të merrte rrjedhë ndryshe rruga e Partizanit. Është pozitive që jemi pranë objektivit minimal që ka klubi sepse është një skuadër që shpenzon shumë për një objektiv që skuadra ka si titulli kampion, por futbolli është i paparashikueshëm.

Gjendja e skuadrës: Partizani gjatë gjithë kësaj jave kemi pasur oshilacione përsa i përket formës. Kalendari i ngjeshur me ndeshje çdo tre-katër ditë. Kemi rikuperuar Albion Markun, ka pasur lodhje dhe nuk ndihej mirë dhe për të mos e dërguar në një dëmtim menduam ta linim pushim me Egnatian. Kemi pasur shqetësime të vogla me Masangën, por sot do të vendosim edhe me stafin. Jemi të plotë si grup, por do ta vendos pas mbledhjes me stafin mjekësor.

Vlerësimi i kundërshtarit: Të tilla skuadra që luftojnë për një objektiv, dhe Kastrioti që nuk ka asgjë për të humbur luajnë pa presion dhe e ka treguar që futbolli është i paparashikueshëm. Duke luajtur pa presion kundërshtari mund edhe të na dëmtojë sepse luajnë futbollin ashtu si ata duan ta interpretojnë.

Herald Marku: Çdo gjë lojtarët e kanë në dorë për tu bërë pjesë e formacionit ose jo. Herald Marku ka bërë diferencën sezonin e kaluar me Vllazninë, por nuk është se ishte në ritmin e duhur në stërvitje. Nëse një lojtar nuk më jep sinjalet e duhura apo në momentin që unë e fus në formacion dhe ai nuk paraqitet ashtu siç e meriton kjo fanellë, normalisht që ai do të marrë atë që meriton. Marku po paraqitet mirë tani dhe e meriton formacionin, për mua janë të gjithë lojtarët njësoj. Konkurrenca rrit edhe cilësinë.

Tedi Cara: Cara duhet të rritet shumë sepse është një djalë i ri dhe që të arrish të bësh diferencën nuk mund të bësh dy ndeshje shumë të mira dhe një ndeshje të shkosh te 20% i formës tënde, kjo tregon se ende nuk është rritur në aspektin e karakterit sportiv.

Pankina dhe titullarët? Nuk mund të përgjigjem. Të fitojmë këtë ndeshje dhe të shohim pas ndeshjes ndaj Laçit. Për mua është maja e trajningut të stërvis Partizanin është hapi i madh në karrierë. Ndihet shumë i vlerësuar për këtë mundësi. Jam ose jo trajner i Partizanit, jam shumë krenar.

Tifozeria: Tifozeria jonë ka bërë maksimumin për këtë skuadër, por sjellja që ishte në derbi, besoj se nuk ishte në atë nivel që të merrnim këtë masë disiplinore kur tifozeritë e tjera kanë bërë shumë më tepër. Gjithsesi nëse e arrijmë këtë objektiv minimal, nuk ka vend për festë sepse ne nuk i festojmë të tilla objektivash. Partizani ka qenë shumë i hapur me mediet. Partizani ka një kompleks siç e meriton.

Vendimet e Arbitrave: Më shumë merrem me pjesën teknike, me dy penalltitë e padhëna. Janë ndeshje shumë të rëndësishme sepse janë katër skuadra që luftojnë për dy vende. Në ndeshjet ndaj Kukësit dhe derbit ndaj Tiranës, arbitrat duhet të bënin pak më shumë. Në Kukës jemi ndëshkuar me gjashtë kartonë të verdhë dhe dy të kuq, ne jemi skuadër Fair-Play. Sipas moviolës që janë bërë pas derbit na janë mohuar dy penallti që ndikojnë në rezultat, ky është futbolli dhe shpresoj që gabimet të jenë njerëzore.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...