Abissnet Superiore

Mehmeti: Ndaj Kastriotit për fitoren e radhës, ja pse u largua Musta

Dritan Mehmeti debutoi në pankinën e Partizanit me një fitore të pastër 0-3 në transfertën ndaj Egtanias, teksa kjo fundjavë do të sjellë për “të kuqtë” një tjetër përballje për t’u fituar, si ajo ndaj Kastriotit.

Tekniku i ri i kryeqytetasve theksoi se morali në skuadër është i lartë dhe ndaj krutanëve do të kërkohet një tjetër 3-pikësh, teksa nuk ngurroi të komentojë edhe zërat e merkatos, duke pranuar se do të dëshironte një sulmues me peshë.

Si e shihni ndeshjen ndaj Kastriotit?
Çdo ndeshje ka një histori më vete. Mënyra se si e interpretuam pjesën e parë të takimit ndaj Egnatias, erdhi si faktor pasi skuadra kishte një periudhë që nuk luante ndeshje zyrtare dhe kjo ndikon. Ekipi vinte nga një ngërç psikologjik. Jemi munduar që së bashku me skuadrën ta analizojmë ndeshjen me Egnatian, pavarësisht se arritëm një fitore duhet të nxjerrim edhe mësime , sepse nuk e kemi interpretuar ashtu siç duhet. Gjithsesi skuadra tregoj forcë karakteri në pjesën e dytë dhe arritëm që të të hynim në ritmin e duhur dhe filozofinë që unë kërkoj dhe që i shkon për shtat Partizanit.

Si është aspekti psikologjik pas kësaj fitores me Egnatian?
Gjithmonë rezultati pozitiv të jep një bonus emocional dhe entuziazëm brenda grupit. Megjithatë ne duhet të jemi me këmbë në tokë sepse s’kemi bërë asgjë, por thjesht vetëm detyrën. Skuadra është përgatitur me ritmin e duhur dhe e kemi vlerësuar maksimalisht ekipin e Kastriotit sepse edhe ata vijnë nga një fitore e merituar ndaj kampionëve në fuqi Teutës. Nesër duhet të jemi shumë seriozë dhe konkret pasi çdo ndeshje ka vështirësinë e saj. Kastrioti ka ndryshuar jo vetëm në stafin teknik por edhe në lojtarë, ka ndryshuar edhe filozofinë e lojës. Gjithsesi ne jemi Partizani dhe do bëjmë maksimumin që të marrim fitoren.

Kush vendosi për largimin e Mustës?
Për pjesën e kampionatit që ka kaluar klubi ka zhvilluar një analizë të hollësishme dhe kemi arritur në konkluzione që disa lojtarë nuk kanë dhënë atë që pritej. Ky është një vendim i klubit për të mos qenë më pjesë e Partizanit.

Kallaku do të ketë minuta ndaj Kastriotit?
Kallaku është një lojtarë cilësitë e të cilit dihen. Ai është integruar shumë mirë me grupin dhe ka marrë pjesë rregullisht në të gjitha seancat stërvitore. Mendoj që nesër do të jetë pjesë e formacionit, por ende nuk kemi vendosur nisë do ta nis nga fillimi apo jo.

Çfarë prisni nga merkatoja?
Duke patur parasysh merkato e janarit, nuk ofron shumë element dhe është shumë e vështirë që të godasësh atë lojtar që kërkon. Megjithatë klubi gjatë gjithë kohës po punon për të gjetur një sulmues.

A kanë ndryshuar objektivat e Partizanit?
Çdo fitore ka rëndësinë e saj. Unë mendoj që shumë e rëndësishme për ne është ndeshja e radhës. Ky është edhe objektivi im kryesor . Ne duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës sepse për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme që të kapim ritmin e duhur. Pas çdo ndeshje ne duhet të bëjmë analizën dhe duhet të nxjerrim gradualisht objektivin që ka skuadra.

Janë parashikuar objektivat në kontratën me klubin?
Unë me Partizanin nuk para nënshkruaj kontrata, por kemi bërë një kontratë. Normalisht duke qenë pjesë e Partizanit dua ta shoh sa më lart. Ajo që më kënaq për momentin është të fitojmë nesër.

Si është gjendja e Skukës?
Skuka ka patur një kontraktim muskulor që ka ardhur si pasojë e ngarkesave të larta fizike. Ai është një lojtar që jep gjithmonë maksimumin . Mendoj që është rikuperuar në masën 80% .Unë do konsultohem edhe me stafin mjekësor që të dalim në një vendim përfundimtar nëse mund të jetë apo jo i gatshëm për nesër.

U fol për një afrim të Shkurtajt, por që tani firmosi për Kukësin?
Unë do të doja të kisha një sulmues Shkurtaj apo dikush tjetër. Na duhet një sulmues që të jetë pikë referimi dhe unë nuk fokusohem shumë tek emrat, por te pozicioni, mënyra dhe filozofia që unë kam për ta parë Partizanin aty ku unë dua. Kanë qenë shumë lojtar që ne kemi vëzhguar me stafin në këtë periudhë merkatoje.

Dajan Shehi do të vijojë të qëndrojë te Partizani?
Shehi është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ka bërë mirë në pjesën e parë të kampionatit. Ekipi ka nevojë për shumë element sepse konkurrenca rrit cilësinë. Te Partizani duhet patjetër që çdo lojtar në aspektin psikologjik duhet ta ndjejë fanelën dhe duhet të jap gjithmonë maksimumin. Pa dëshirë ne nuk mund të mbajmë asnjë lojtar.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency