Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mehmeti: Ndeshja do të ketë brenda edhe tensionin, arena e Shkodrës një kënaqësi

Partizani udhëton të mërkurën për në Shkodër aty ku sfidon Vllazninë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë u mbyll në barazim 0-0 dhe verdiktin për skuadrën finaliste do ta japë fusha e Loro Boriçit ndërsa trajneri Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp. Tekniku i të kuqve theksoi se skuadra është stërvitur me entuziazëm, ndërsa shtoi se është një kënaqësi të luash në arenën e shkodranëve.

Atmosfera – “Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë tonë, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidentit Demi, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Partizanit. Në këtë situatë ta kuptojnë të gjithë se sa të rëndësishme janë rezultatet pozitive në një moment historik për klubin”.

Si keni punuar me skuadrën –“Një nga faktorët kryesor që kjo skuadër tregon personalitet është në situatat që ekipi është në disavantazh ose në situata të vështira dhe di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalitetin e duhur dhe të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe ta vlerësojmë klubin ku bëjmë pjesë.

Partizani nuk fiton në Shkodër që nga 2020 –“Duke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojnë lojtarët. Mendoj se miti jashtë fushës ka rënë edhe që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri.

Rrapaj – “Po punon në mënyrë individuale, si nga stafi mjekësor ashtu edhe nga përgatitësi atletik. Deri në 70% kemi mundësinë ta rikuperojmë. Sot kemi dhe një test të fundit, sepse ka pasur dhe disa shqetësime të vogla. Do të marrë një vendim sot pas stërvitjes”.

“Kemi pësuar me Laçin, sepse ka qenë më shumë një mungesë përqendrimi. Nga këto gabime që kemi bërë kemi nxjerrë mësime. Te goli me Teutën kemi gabuar te pjesa jonë më e fortë, në vendosje, në momentin final, ku unë nuk e kisha përgatitur ashtu dhe kemi gabuar në goditjet standarde. Jemi përmirësuar sa kemi mundësi sepse dhe lojtarët janë të lodhur në aspektin psiko-fizik”.

Bitri –“Dihen vlerat e tij, më vjen mirë që po e rrit performancën e tij, ka një cilësi shumë të mirë në lojën në ajër. Mendoj se ka akoma për të dhënë dhe të qëndrojë me këmbë në tokë. Punojmë për t’i shfrytëzuar aftësitë e tij, mundohemi që goditjet standarde t’i punojmë për t’ia lehtësuar mundësitë që ai të shënojë”.

Aspekti teknik- “Që të punosh në aspektin tekniko-taktik duhet kohë. I kemi bërë dhe në mënyrë individuale por edhe në reparte. Megjithatë edhe koha është e shkurtër, por edhe situata në kampionat. Duhet të punojmë dhe në aspektin psikologjik. Në këtë situatë që ndodhet kampionati na duhet më shumë aspekti psiko-teknikë”.

Nëse ndeshja shkon me penallti –“Mendoj që do të jetë një histori tjetër, edhe pse kemi barazuar ndeshjen e parë. Është një stadium që të dhuron emocione të veçanta. Mendoj se edhe tifozeria jonë do të jetë në stadium. Nuk do të jemi vetëm. Do të përgatitemi në çdo detaj. Kemi humbur penallti, por edhe lojtarë të klasit botëror kanë humbur shumë herë. Unë mendoj se penalltia është psikologjike dhe mendoj se këta lojtarë që i kanë humbur mund t’i realizojnë me Shkodrën nëse shkon deri aty.

E ardhmja Mehmetit –“Unë jam pjesë e klubit dhe flasim me Drejtorin për shumë gjëra. Jemi gjatë gjithë kohën në kontakt për të mirën e skuadrës. Kur unë jam i fiksuar te ndeshja ai më flet për të ardhmen, sepse ka një vizion për ta dërguar skuadrën aty ku e meriton. Trajnerët janë kalimtar, klubi do të mbetet gjithmonë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...