Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti në debutim: Lojtarët ta kuptojnë kë përfaqësojnë, kam punuar për sistemin e lojës

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias. Për teknikun e kryeqytetasve, sfida ndaj rrogozhinasve në transfertë do të jetë debutuese për të në stolin e të kuqve, megjithatë ai theksoi se e njeh ambientin te Partizani dhe për këtë arsye e ka pasur më të lehtë të përçoj idetë e tij. Sakaq, Mehmeti shton se ka punuar shumë në këto ditë mbi rikthimin e entuziazmit në grupin e futbollistëve.

Si kanë qenë këto ditë? “Jam trajner i familjes së kuqe dhe e njoh ambientin, e kam më të thjeshtë të injektoj idetë e mia. E njoh filzofinë dhe kemi ndryshuar diçka. Është e rëndësishme që skuadra të arrijë objektivin, duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ndryshuar sa i përket mentalitetit dhe entuziazmin.

E rëndësishme është të ndryshojmë edhe marrëdhënien me tifozët dhe të dalim nga kjo situatë të gjithë bashkë. Partizani duhet të futet te filozofia e saj dhe lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë. Është e rëndësishme që çdo lojtar ta meritojë këtë fanellë. Egnatian e vlerësojmë në maksimum, të gjithë meritojnë respekt. Por, ne jemi Partizani dhe shkojmë  për të marrë më të mirën”.

Në cilin aspekt keni punuar më shumë? “Kam punuar për entuziazmin dhe sistemin e lojës se është një kohë e shkurtër dhe mundohemi të marrim mamsikumin. E rëndësishme është edhe mentaliteti, dhe të jemi të vetdijshëm për situatën”.

15 pikë larg Tiranës? “Partizani duhet të jetë i përqëndruar te ndeshja e radhës dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të respektojmë kundërshtarin por të bëjmë më mirë se ta. Sa i përket merkatos ne punojmë në staf, jam në kontakt me drejtorin. Kemi bërë një analizë të hollësishme për ecurinë dhe kemi nxjerrë konkluzione dhe po marrim masa që të bëjmë më të mirën për klubin pasi në janar është e vështirë të godasësh. Nuk mund të flasim për emra konkretë dhe kemi nevojë në disa pozicione dhe po punojmë të marrim lojtarët që na duhen”.

Çinari, Shkurtaj? “Ne nuk fokusohemi te emrat, nuk flas me emra konkretë. Kur të ketë zyrtarizime, atëherë do të jemi më korrektë në këtë pjesë. Për efekt të merkatos nuk mund të jetë nesër Kallaku, ka cilësitë e duhura dhe Partizani ka nevojë për të. Por, Partizani nuk e ka bazuar lojën te një lojtar, por te forca e grupit. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe do të bëjnë mirë”, u shpreh Mehmeti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...