Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mehmeti: Partizani kishte probleme, jemi më bindës në lojë. Penalltia? Bardhi s’e preku topin

Partizani luajti më mirë, krijoi më shumë raste, por nuk ia doli të thyejë Dinamon në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Derbi i luajtur në “Air Albania” përfundoi në barazim 1-1, sfidë të cilën trajneri Dritan Mehmeti e analizoi në “Gol pas Goli”Supersport.

Ishim shumë më tepër kërkues se Dinamo, në pjesën e dytë ishim në gjysmëfushën e Dinamos. Ndërrimet ishin ata lojtarë që janë më afër manovrës që kishim menduar për të sulmuar kundërshtarin. Ndodhin gabimet, sepse lojtarët nxitohen në momentet e fundit, nuk janë të kthjellët.

Lojtari nga i cili pres më shumë? Unë mendoj se skuadra, sa i përket lojës, po fillon të dalë në filozofinë e Partizanit, me një lojë bindëse. Loja ka ardhur në rritje, por të jemi më të qetë dhe të kthjellët në zonën e 16 metrave.

Penalltia? Nuk e kam parë nga ekrani, nga fusha e kam të vështirë të gjykoj. Ndoshta do ishte mirë të merrte pjesë VAR-i. Topin nuk e ka prekur fare lojtari i Dinamos, por unë kërkoj te skuadra ime. Të jemi më kërkues, mos t’ia lëmë iniciativën arbitrit dhe kundërshtarit, por të dërgojmë topin në rrjetë.

Të jem i sinqertë, skuadra kishte probleme kur e mora. Jam pjesë e familjes dhe tentova të bëj maksimumin. Karakteri im më kërkon të marr më të mirën. Jam krenar që drejtoj Partizanin. Futbolli është provim, do tentoj të bëj maksimumin që Partizani të shkojë aty ku e meriton. Unë dhe lojtarët duhet ta meritojmë këtë fanellë.

Malën, për nevojat dhe mënyrën e lojës së kundërshtarit, e spostova në linjat qendrore. Jam i detyruar të bëj manovra të tilla për të përshtatur dhe plotësuar skuadrën, edhe pse preferoj që lojtarët të luajnë në pozicionet natyrale. Stenio Junior është në pozicionin e tij natyral. Ai e nisi mirë lojën, por e zëvendësova sepse pësoi një tërheqje”, deklaroi trajneri i Partizanit.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...