Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mehmeti: Shpërdoruam rastet tona, arbitri veproi drejt

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka analizuar sfidën ndaj Vllaznisë, duke u shfaqur i kënaqur me lojën, por jo me zgjedhjet e situatave në aksionet sulmuese.

Sa i përket golit të anuluar, Mehmeti e quajti të drejtë vendimin e arbitrit, pasi u shpreh se Aralica ka bërë faull ndaj mesfushorit të Partizanit.

“Të tilla ndeshje sjellin mungesë qetësie në aspektin psikologjik dhe lojtarët nuk e interpretojnë si duhet. Nuk jam dakord që mund të ishte 0-1, pasi ne kemi pasur disa situata ku mund të kishim shënuar. Duhet të jemi më konkretë, por presioni bën të vetën…

Në pjesën e parë u munduam të ishim në ekuilibër, por nuk arritëm të shkonim si duhet në sulm. Në pjesën e dytë bëmë më mirë me ndryshimet, por nuk zgjidhëm si duhet situatat që krijuam.

Skuadra ndryshoi shpesh mënyrën e lojës dhe alternimet e pozicioneve, por jam i pakënaqur me mënyrën si i zgjidhim situatat në metrat e fundit.

Ndaj Vllaznisë nuk po na ecën dhe mendoj se është çështje fati. Megjithatë sot ndikoi presioni te të dy skuadrat…

Sa i përket golit, unë mendoj se Aralica ka bërë faull ndaj mesfushorit Matondo dhe vendimi për anulim ishte i drejtë”, tha Mehmeti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...