Abissnet Superiore

Mehmeti: Skuadra tregoi karakter, Skuka nuk i kupton zëvendësimet e një trajneri

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas triumfit me Egnatian ku theksoi sa të rëndësishme ishin tre pikët, ndërsa shpjegoi edhe zëvendësimin e Skukës.

Reagimi i skuadrës- “Tregoi forcë karakteri dhe u ringritëm, ishte ndeshje delikate. Edhe me rastet që kishim duhej ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen, mendoj se e merituam fitoren dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë për ndeshjen e radhës. Skuka shpenzoi energji dhe kërkova të freskoja skuadrën dhe të kapnim pak më shumë thellësi me Carën”.

Skuka i nervozuar pas zëvendësimit, hoqi fanellën- “E pashë mënyrën si doli, e kuptoj është djalë i ri. Kishte mundësi të shënonte, por ai nuk e kupton pse një trajner e bën zëvendësimin. Duhet të punojë për skuadrën në fazën defensive, është i vlefshëm por duhet të na ndihmojë dhe të bëjë diferencën”, u shpreh Mehmeti.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency