Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti zyrtarizon dy afrimet e reja te Partizani: Lojtarët nuk merren me statistika!

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Laçit në transfertë. Tekniku i të kuqve ka theksuar se pavarësisht se nuk kanë fituar ndaj kurbinasve në ndeshjet e fundit, kjo nuk mund të ndikojë te lojtarët e tij të cilët në fushë nuk merren me statistika. Sakaq, Mehmeti zyrtarizoi edhe dy prurjet më të fundit të Partizanit në merkato.

“Gjendja e skuadrës është pjesërisht e mirë, duke patur parasysh zhvillimin e ndeshjes për kupë me Dinamon ditën e enjte dhe intensiteti i ndeshjeve jep ngarkesën maksimale në aspektin psiko-fizik. Mendoj se jemi të barabartë me kundërshtarin pasi edhe Laçi ka qenë i impenjuar në mesjavë. Do të shkojmë si të barabartë në përballjen me Laçin.

Përballjet e fundit Partizani nuk ka arritur fitore ndaj Laçit – “Besoj se ky fakt, nuk do të ndikoj te lojtarët, pasi ata nuk merren me statistika duke patur parasysh që skuadra e Laçit të imponon respekt. Ne nuk duhet të shikojmë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por të shikojmë se çfarë do të bëjmë ne në vazhdim. Eshtë shumë e rëndësishme që të japim maksimumin dhe të meritojmë atë çfarë do të na dhurojë fusha e lojës.

Nga kundërshtarët direkt Partizani ka mundur vetëm Teutën – “Partizani do të fokusohet vetëm në ndeshjen e radhës, nuk më intereson se çfarë ka bërë skuadra më përpara. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të rrisim cilësinë e lojës dhe të shkojmë drejt rezultatit.

Gjendja e Zhunior? “Junior ka patur probleme në ndeshjen ndaj Dinamos. Mendoj që edhe me konsultimin e stafit mjekësor ne do të dalim në një përfundim për gjendjen e tij dhe kohën e rikuperimit. Do ta monitorojmë edhe në seancën e sotme gjendjen e tij, por mbetet 50 me 50 përsa i përket pjesmarrjes së tij nesër në ndeshjen me Laçin.
Skuadra shkon shumë mirë deri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Aty pastaj është faktor tjetër që ndikon, është faktori psikologjik që duhet të jesh shumë i qetë, shumë i ftohtë përballë portierit dhe të shënosh. Po të shikojmë situatat që Partizani ka patur me Dinamon, apo edhe me Kastriotin edhe lojtarët me eksperiencë ndoshta nga dëshira e madhe për të shënuar sa më shpejt ka ndikuar në këto situata.
Lojtarët duhet të jenë shumë më të qetë përsa i përket mënyrës se si duhet ta interpretojnë realizimin e golit”.

Sa e rëndësishme është që nesër të jeni cinik ndaj Laçit? “Eshtë shumë e rëndësishme që ne të ndryshojmë në varësi të kundërshtarit, ta respektojmë atë dhe të marrim masat duke patur parasysh elementët cilësor që ka Laçi, por normalisht edhe ata kanë problemet e tyre si skuadër. Ne duhet të jemi cinik dhe patjetër që do shkojmë për rezultat.
Do ta konsideroja barazimin gjithmonë në varësi se si do të zhvillohej ndeshja. Partizani do të shkoj për fitore, pastaj cfarë do të sjell interpretimi i lojës tonë përgjatë 90 minutave, pas ndeshjes mund të them se mund të jem i kënaqur me një barazim apo jo. Megjithatë e them se nesër ne do të shkojmë për të fituar”.

Merkato? “Mund të konfirmoj që klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 22 vjeçar të kombëtares së Kongos Masanga Matondo dhe me sulmuesin serb Milan Mirosavljev, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës”, u shpreh Mehmeti.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...