Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Meksika mposht edhe Korenë e Jugut, kualifikimi shumë pranë

Meksika fiton edhe ndaj Koresë së Jugut dhe tashmë është shumë pranë kalimit në ruandin e 1/8-ave të Kupës së Botës. Përfaqësuesja Tricolor e drejtuar nga kolumbiani Juan Carlos Osorio, pas suksesit ndaj Gjermanisë u konfirmua si nga skuadrat më të forta të grupit F dhe tashmë kryeson e vetme me pikë të plota 6. Në Rostov Arena vendosën golat e dy sulmueseve me shumë eksperiencë si Carlos Vela dhe Javier Hernandez ndërsa finalizimi fantastik Son Heung-min nuk u mjaftoi koreano jugorëve të cilët pësuan humbjen e 2-të në grup këtë herë me rezulatin 2-1 dhe janë pothuajse të eliminuar nga Botërori. Ishte një ndeshje në të cilin ritmin e diktonte Meksika që e kërkoi me ngulm golin derisa sa e gjeti atë me një penallti të akorduar nga gjyqtari Mazic për një prekje të topit me dorë brenda zone dhe të kthyer në gol nga Carlos Vela. Në minutën e 66-të sulmuesi i West Ham Chicarito shënoi një gol me peshë duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur fitoren e Meksikës. Goli i nderit për Korenë e Jugut u realizua nga ylli i skuadrës Son në minutat shtesë dhe ishte një supergol, por që ishte shumë vonë për të ndryshuar fatet e këtij takimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...