Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mëllugja: Anulimi i penalltisë i papranueshëm, Miraka heroi ynë

Donald Mëllugja, një nga më të mirët e Bylisit në barazimin me Skënderbeun, që vlejti kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës, u tregua I sinqertë kur iu kërkua mendimi për disa raste të diskutueshme, por theksoi se vendimi i Jorgjit për të anuluar penalltinë, ishte i papranueshëm.

Rasti i penalltisë: Nëse arbitri e dha penallti dhe e anulon për punë sekondash, unë jam dakord. Por nëse e anulon pas 6-7 minutash pasi ndikohet nga të tjerë, është e papranueshme. Të them të drejtën, unë godita takën. Mbrojtësi shkoi më parë te topi dhe nuk jam 100% nëse ishte penallti. Në rastin e golit tonë, edhe mund të jepej goditje dënimi, pasi unë ngrita takën.

Çelësi i suksesit: Ne kemi forcën e grupit, jemi të gjithë të rinj dhe duam të biem në sy. Na është ngushtuar rrethi. Edhe sot nuk ishim në formën tonë më të mirë. Megjithatë mendoj se kemi bërë shumë mirë dhe do tentojmë Kupën, pasi në kampionat kemi bërë disa hapa të gabuar. Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë, por heroi ynë sot ishte Miraka, që na shpëtoi në disa raste.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...