Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Melo “sparkatë” ndaj Mbappe: Është budalla, ka fat që s’kam luajtur kundër tij!

Kylian Mbappe nuk i pëlqen futbolli brazilian. Kampioni francez e cilësoi atë si të pazhvilluar dhe nuk ka vonuar për të ardhur një përgjigje nga Felipe Melo, një nga lojtarët që kanë përfaqësuar futbollin brazilian në Europë.

Mbrojtësi tanimë 40-vjeçar që vetëm pak ditë më parë ngriti trofeun e Libertadores me Fluminensen, e konsideruar si Champions League e Amerikës Latine nuk u kursye ndaj yllit të PSG.

“E konsideroj një budalla, ai ka shumë për të mësuar”, deklaroi për Mbappe mesfushori i famshëm për ndërhyrjet e ashpra në fushë, duke shtuar:

“Mbappe shënoi 3 gola në finale, por Kupën e Botës e fitoi Argjentina dhe më i miri në Botë është Messi. Mbappe ka ende për të mësuar, nuk mund të flasë për futbollin amerikano-jugor. E konsideroj një lojtar të madh, me shumë mundësi do të fitojë 3 apo 4 Topa të Artë, por duhet ta mbajë gojën mbyllur.

Lexo edhe: 

Nga Europa vijnë për të kërkuar lojtarë në Amerikën e Jugut, jo në Francë. Për fat nuk kam patur mundësi të luaj kundër tij, nuk e di nëse për fatin e mirë timin apo për të”, u shpreh Melo.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...