Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mema: Është ndeshja e muajit, nuk e rrezikoj Torasën

Ardian Mema e konsideron të shkallës së lartë të vështirësisë sfidën me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, pavaërisht se ekipi korçar nuk është më i dikurshmi. Sipas trajnerit të bardhebluve, do të jetë gabim i madh nëse nënvlerësohet ekipi korçar.

Skënderbeu: Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Ne duhet t’i bëjmë “hyzmetin” deri në fund, sepse nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer, që u merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim, sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, por është ekip i mirë.

Mungon Torasa: Torasa nuk është i gatshëm për nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas gjatë vetëm për një ndeshje. Osmani? Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën.

Objektivi: Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë “hyzmetin” çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...