Frika e një përmbysje të mundshme nga Laçi ndihej në fjalët e trajnerin të Tiranës, Ardian Mema, edhe pas përfundimit të sfidës.
“Është vuajtje më vete. I shkaktojmë vetes probleme, jo kundërshtari. Kam qenë i tensionuar gjatë gjithë lojës. Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë çunave. Duhet ta përgatisim ekipin sepse na presin ndeshje shumë të forta. Flas edhe për kampionatin. Mendoj që edhe ekipi ka qenë në një lloji stresi për shkak të ndeshjes së fundit që në Tiranë. Është papërgjegjshmëri, jo ngarkesë psikologjike. U fola çunave”
Presioni nga ndeshja e kampionatit: “Jam munduar që gjatë kësaj kohe të heq presionin nga lojtarët. Nuk patëm asnjë lloj problemi, fusha ishte optimale. Duhej vetëm të administronim rezultatin. Në minutat në vazhdim ekipi pësoi një lloji shoku. Nuk e di këtë, mendoj që këtyre futbollistëve duhet t’u mësosh që ky është futbolli. Do t’i shikojmë detajet, lojtarët kishin ankth panik.”
Mungesa e Ngosë: “Në Tiranë ishim shumë më të çliruar. Ngo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Kjo mund të jetë prishja e ekuilibrave. Duhet të marrim masa sepse ai është dënuar 5 ndeshje. S’kemi çfarë të bëjmë, ky është futbolli.”
Lajme të tjera
Champions League
Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...
Champions League
Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...
Eredivisie
Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...
Lajme
Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...