Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mema kujton vitet e arta, nuk e pranon situatën e rëndë te Tirana(Video)

“Një foto sa 1000 fjalë”……..Indrit Fortuzi dhe Agustin Kola duke festuar një gol, Ardian Mema me entuziazëm që i afrohet dy prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e klubit. Një postim kuptimplotë i trajnerit aktual në rrjetet sociale, duket se ka kaluar një jetë qëkur ajo Tiranë dominonte në fushën e lojës, argëtonte çdo admirues të futbollit pavarësisht ngjyrave dhe muzeu i klubit kishte nevojë të zgjerohej sepse nuk përballonte më trofetë e fituar nga skuadra. Kur shtëpia thërret është vështirë ta refuzosh dhe Mema duke rrezikuar edhe të ardhmen e tij në këtë profesion ka pranuar të marrë mbi supe një barrë vërtetë të rëndë, pa diskutim që edhe një teknik tjetër do t’i thoshte “po” 24 herë kampionëve nëse presidenti Halili do ja kërkonte, por askush nuk do ta ndjente në shpirt situatën sepse për ta kuptuar gjëndjen aktuale të Tiranës duhet të kesh derdhur “gjak” për ato ngjyra dhe jo vetëm në kuptimin figurativ. Një njeri që është rritur në atë klub madhështor nuk e koncepton dot fjalën mbijetesë.

Duket sikur ajo Tiranë foton e së cilës vendosi të ndante Ardian Mema në rrjetet sociale nuk do të rikthehet për një kohë të gjatë, megjithatë forcën vetë tekniku e gjen tek ata persona në venat e të cilëve rrjedh gjaku “bardheblu”, personave që Tiranën nuk e shohin si thjesht një skuadër por si një nga dashuritë më të mëdha. Të gjithë ata bashkohen tek një fjali : “Mos u dorëzo, Tirona do ja dalë. ”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...