Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mema: Më kënaq rezultati, por mund të luanim më mirë

Intervista e trajnerit të Tiranës, Ardian Mema, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që bardheblutë fituan me rezultatin 3-0 ndaj laçit, në Kupën e Shqipërisë.

Fituat 3-0, me një lojë të bukur. A mendoni se e keni prerë biletën tashmë për në gjysmëfinale?
Nuk jam shumë i kënaqur me mënyrën e lojës, pasi kemi bërë edhe gabime, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Megjithatë duhet të pranoj se më kënaq rezultati, që është mjaft i mirë dhe na jep qetësi për ndeshjen e kthimit.

Sa larg mund të shkojë Tirana në Kupën e Shqipërisë?
Rezultati i sotëm na jep garanci për të administruar mirë ndeshjen e kthimit, pro duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim takimet me radhë.

Cili është roli i Muçës në skuadër? A pritet të shohim të rinjtë më gjatë në fushë?
Kam parasysh të gjithë të rinjtë, por duhet pritur momenti i duhur, për të qenë të gatshëm të luajnë me Tiranën. Nuk dua të merrem me emra të përveçëm, pasi për mua janë të gjithë njësoj. Mjafton që dikush të jetë gati dhe unë e hedh në fushë. Secili duhet të meritojë vendin në fushë. Muçën e pres të rikuperohet sa më mirë, pasi e kam edhe krah të djathtë në dhomat e zhveshjes, ku më ndihmon shumë në administrimin e grupit.

Sot pamë të njëjtën Tiranë që ishte në derbi…
Është e drejtë, por kemi pasur edhe probleme dëmtimesh, që po i rikuperojmë gradualisht. Megjithatë duhet theksuar se ekipi ka krijuar një fizionomi loje dhe po luan mirë, ndaj nuk ka pasur arsye për të bërë shumë ndryshime. Sa u përket atyre që kanë mbetur në stol, është e drejta e tyre që të punojnë shumë dhe të tregojnë se meritojnë më shumë minuta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...