Kategoria Superiore

Mema: M’u rikthyen kujtime të mira për Tiranën, por është vetëm një ndeshje

Ardian Mema, trajner i Tiranës, mendon se Tiranës po i kthehet ajo fizionomi që kishte krijuar në fazën e tretë, por duhet të jetë mjaft e përqendruar në ndeshjet e ardhshme.

Çfarë rëndësie ka kjo fitore për Tiranën?

Loja më jep garanci. Ekipi u shpreh mirë në shumicën e lojës. U rikthyem te lojërat e mira. Duke luajtur mirë, edhe fitohet.

Shënuan Oduamadi, Hasani dhe Karabeci. Ishte maksimumi i Tiranës sot?

Kjo është një ndeshje, tani të shohim në vazhdimësi të shohim si do jenë në formë këto lojtarë. Besoj se ekipit i është rikthyer fizionomia që patëm në fazën e tretë. M’u rikthyen edhe ato kujtimet e mira, por një ndeshje është.

Zotërimi i topit ishte i qartë, shfrytëzuat shpejtësinë e Oduamadit, ndërsa te goli i pësuar, lojtarët ishin statikë të gjithë…

Mendoj se është një vendosje e mirë, por janë të gjithë të palëvizur. Duhet të kemi më shumë luftë për topin. Edhe në analizë, e thamë që Teuta është e fortë në ajër, dhe goditjet standarde ishin sikleti im, kemi punuar për to. Kjo është çështje për t’u parë, pasi nuk mund të pësosh kështu golash, që nuk kanë ardhur si pasojë e lojës së mirë të kundërshtarit. Ne duhet të riparohemi në vazhdimësi, dhe të kemi dhe garanci për të ardhmen.

A kanë trajnerët e Kastrioti dhe Luftëtarit, t’ju thonë që Tirana fiton çuditshëm?

Nuk kam ndonjë koment për këtë pyetje. Arsyeja është e thjeshtë. E kam thënë dje, në një moment tjetër do i sqaroj çfarë kam thënë. Nuk jam nga ata që i bëj pas këtyre gjërave që them. E di se çfarë flas. Do i sqaroj në një moment të dytë.

Çështja “Greca”…

Greca është pjesë organike e ekipit. Çdo lojtar që thyen disiplinën, që nga unë i pari, të gjithë duhet të përqendrohen te punët që vë trajneri. Nuk duhet të ketë konflikte mes nesh. Ka qenë një moment ku Greca ndoshta ka qenë nën presion, një kërkesë e imja se çfarë duhet të bënte, dhe kaq. Një debat i shkurtër, dhe fitoi rregullorja, nuk fitoi as Greca e as unë në atë rast.

Do keni dhimbje koke për formacionin ndeshjen tjetër, pas ndeshjes së mirë të Goxhës dhe Dokës?

E kam thënë, lojtarët më në formë do i fus në ekip. Nuk ka asnjë problem, ka vend për të gjithë. Kampionati është drejt përfundimit, por ka ndeshje plot. Goxha e ka zëvendësuar mirë Turtullin. Edhe Doka bëri mirë sot. Këto janë punët e mia, dhe do i shoh gjatë javës dhe do përgatisim ekipin për javën tjetër.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency