Kupa e Shqiperise

Mema: Në fundjavë do jetë sfidë tjetër, shpresojmë të marrim pikët

Intervista e trajnerit të Tiranës, Ardian Mema, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas sfidës së parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Luftëtarit, ku barazuan 0-0.

Barazim ndaj një skuadre të fortë. Sa i kënaqur jeni me rezultatin?
Po dëgjoja edhe komentet në studio dhe ishte e vërtetë ajo që skuadrat po studionin njëra-tjetrën. Unë mendoj se u bë një ndeshje e mirë, ku ne e kërkuam golin, por nuk është se krijuam shumë raste për gol.

Çfarë mund të ndryshoni për ndeshjen e fundjavës për kampionat, po ndaj Luftëtarit?
Do të ndryshojmë shumë në aspektin e agresivitetit, pasi kemi nevojë për pikë, si ne ashtu edhe Luftëtari. Nëse gjirokastritët vendosen pak më lart, atëherë do të ketë shumë raste.

Kush do të luajë në sulm?
Ngoo është i pezulluar për shkak të kartonëve, ndaj po mendojmë se si do të luajmë. Kemi disa ide, por për momentin nuk mund të them më shumë.

Mendoni se shpenzuat shumë energji sot, pasi të dielën keni një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme? Pse nuk provuat një sulmues tjetër që sot?
Sa i përket shpenzimit të energjive, nuk besoj se na ndodhi kjo. Loja pati shumë pasime dhe nuk u vrapuar shumë. Sot luajti Ngoo, pasi duhet ta sjellim sa më shpejt në formë, për ta pasur në dispozicion për sprintin final. Në Durrës kemi luajtur me Muçin, por kemi edhe Halilin etj., ndaj në kohën e duhur, do të marrim edhe vendimin.

Në Kupë keni ecuri të mirë, por në kampionat shfaqni oshilacione…
Unë mendoj se ekipi ka kaluar momente të mira, por edhe ka gabuar. Edhe në kampionat kemi treguar lojë shumë të mirë, por jo rrallë kemi marrë gola jo normalë dhe na ka ikur rezultati nga duart. Megjithatë kemi luajtur mirë edhe kur kemi humbur, por episodet nuk është se i kemi pasur në favorin tonë. Shpresojmë të bëjmë më të mirën për ndeshjet në vazhdim, që të shpëtojmë sezonin dhe të kemi mundësi të dalim në Europë, nëpërmjet Kupës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency