Kupa e Shqiperise

Mema nuk gëzohet për kualifikimin: Pashë sjellje amatore, duhet të ndërhyj shpejt

Intervista e trajnerit të Tiranës Ardian Mema, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku bardheblutë mposhtën Luftëtarin 5-3 dhe kaloi në finale.

Një fitore shumë e rëndësishme për moralin, me Tiranën që shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë…
Pas ndeshjes kështu diskutohet, por gjatë lojës kam qenë shumë i pakënaqur me veprimet e lojtarëve në fushën e lojës. Kemi një anë psikologjike shumë më të mirë, por duhet të ndërhyjmë, pasi na presin dy finale të tjera, si ndaj Partizanit, edhe ndaj Kastriotit, ku luajmë mbijetesën.

Pësoni gola të çuditshëm…
Nëse veprohet kështu edhe në vazhdimësi, atëherë mund të konstatoj se kemi të bëjmë me lojtarë gjysmë-amatorë. Nuk mund të falësh ndeshje kështu, pasi ne nuk jemi ekip i brishtë, thjesht jemi të aftë t’u krijojmë probleme vetes tonë. Nuk mund të fal gabime të tilla dhe mezi po pres të analizoj me futbollistët, pasi duhet të përgatitemi për ndeshje shumë më të vështira sesa sot.

Mendoni se e ndihmoni ambientin brenda ekipit, kur kritikoni lojtarët?
Unë nuk u bëj presion futbollistëve, por dua të jem i vërtetë. Kjo e fundit është e vështirë për t’u pranuar, por duhet thënë dhe evidentuar, që të mos gabojnë më. Unë nuk mund të merrem me gabime që nuk i bëjnë as futbollistët e moshave. Jam i ashpër, por duhet të jem realist dhe të them të vërtetën, për të shkuar drejt përmirësimit.

Mos i ngarko para derbit…
Me futbollistët duhet një komunikim shumë i mirë dhe i argumentuar. Në momentin që tolerohet, kam frikë se do na rikthehen sërish hallet.

Na shpjegoni pak atë mini-sherrin te penalltia…
Një nga gjërat që përcakton trajneri para ndeshjes, është se kush do ekzekutojë goditjet standarde, përfshi këtu edhe 11-metërshat. Kur shikoj që disa futbollistë marrin topin dhe zihen kush ta gjuajë, unë mund të them që ose kemi të bëjmë me mentalitet fëminor, ose amator.

Keni frikë se mund t’i keni mbaruar golat sot dhe nuk keni ruajtur për derbin?
Derbi është një ndeshje tjetër, për të cilën do mendojmë nga dita e nesërme. Nuk e kam këtë merak, pasi do ta përgatisim mirë, për të marrë maksimumin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency