Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mema: Të shpëtojmë sezonin me fitoren ndaj Skënderbeut, më pas mendojmë…

Ardian Mema e ka të qartë që në vetëm 1 javë Tirana e tij luan gjithë sezonin. Fillimisht është ndeshja ndaj Skënderbeut ku bardheblutë duhet të fitojnë për të hedhur një hap të madh përpara në garën për mbijetesë, më pas vjen gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë sfidë tek e cila varet edhe pjesëmarrja ose jo e bardhebluve në Europë, ndërkohë që fundjavën tjetër luhet derbi ndaj Partizanit një takim që Tirana nuk e fiton prej më shumë se 5 vitesh. Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj korçarëve trajneri Mema deklaroi:

Sfidat e së vërtetës – “Pas ndeshjes në Gjirokastër jam më i qetë, ekipi luajti mirë dhe është në moment të mirë. Ndoshta edhe futbollistët e kanë kuptuar se është momenti të shprehen më mirë se në të shkuarën, duke parë edhe renditjen, që të detyron të përqendrohesh më shumë se zakonisht”.

Barazimi në Gjirokastër, edhe 2 pikë të lëna – “Kemi lënë shumë pikë, nuk ndalem vetëm te ndeshja e fundit. Gjithsesi, pikët e lëna nuk kthehen më. Dy ndeshjet e radhës, Skënderbeu dhe Partizani, janë shumë vendimtare. I kemi mundësitë t’i fitojmë këto ndeshje, pa problem. Megjithatë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe kundër Skënderbeut është jetike”.

Gara e egër – “Është diçka pozitive, që na ndihmon, sepse kështu asnjë ekip nuk toleron dot. Kampionati është më i bukur kështu, jam i sigurt që nuk ka hapësira për të lëshuar”.

Kastrioti në horizont   -“Është ende larg ajo përballje. Po fituam ndaj Skënderbeut, mendoj se Tirana do ta kalojë situatën jo të mirë që po përjeton. Janë edhe 15 pikë në lojë, kemi kohë për ndeshjen me Kastriotin, kur të vijë”.

Goli i pësuar në Gjirokastër – “Fati është pjesë e lojës dhe ndoshta nuk na ka ndihmuar. Gjithsesi, unë shoh edhe manovrën në çdo ndeshje dhe besoj se ekipi po shprehet mirë në fushë, thjesht i duhet pak më shumë përqendrim në momente të veçanta. Tani nuk kemi më kohë, nuk ka hapësirë për gabime. Thashë për fatin, por është e qartë që ai edhe meritohet, natyrisht. Statistikat kanë shumë rëndësi, mbajtja e topit, loja dhe rastet e krijuara, këto janë shumë të rëndësishme”.

Sërish pa tifozë kundër Skënderbeut – “Kjo gjë na shkakton shumë keqardhje, sepse tifozët janë një plus i madh për ekipin. Gjithsesi, do bëjmë maksimumin edhe kështu. Mirë do ishte që të pranohej kërkesa e klubit për të paguar gjobë dhe të ktheheshin tifozët, por u refuzua”.

Finalja e Kupës dhe shanset për ta arritur – “Së pari duhet të shpëtojmë sezonin, pastaj do shohim për kupën. Klubi do mbijetesën, pastaj finalen e kupës”.

Formacioni – “Nuk kemi asnjë mungesë. Do luajnë ata që më kanë pëlqyer më shumë në stërvitje”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...