Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Memelli bën sulmin e Europianit: Manaj ose Muçi në të majtë, në qendër Cikalleshi…

I ftuar në emisionin “Elite Show” në SuperSport, Migen Memelli, foli edhe për sulmuesit e kombëtares që po kalojnë një formë të shëlqyer aktualisht. Ish-futbollisti theksoi se Brojën e avantazhon mënyra si luan Sylvinho pasi është i shpejtë në kundërsulm, ndërsa shtoi se ka disa faktorë si mosha dhe ecuria që do të ndikojnë në përzgjedhjen e teknikut brazilian.

Sulmuesit për në Europian- “Janë disa faktorë për nga mosha dhe ecuria, Cikalleshi, Muçi, Manaj, Daku, po bëjnë shumë mirë dhe janë mirë fizikisht. Broja ka disavantazhe që mund ta penalizojnë si minutat dhe golat.

Lexo edhe:

Por, ka nëj avantazh me të tjerët, sistemi që përdor Sylvinho. Broja është shumë i shpejtë, mund të jetë arma e duhur për kombëtaret që kemi në grup.

Treshja e sulmit sipas meje? Asani duhet të luajë djathtas, Manaj në të majtë ose Muçi. Pastaj në qendër mes Cikalleshit dhe Brojës”, u shpreh Memelli.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...