Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Memelli: E njohim Partizanin, jemi përgatitur për rezultat pozitiv

Skënderbeu e nisi kampionatin me një humbje ndaj Tiranës, ndërsa në javën e dytë do të presin një tjetër skuadër kryeqytetas,e partizanin. Trajneri Migen Memelli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për gjendjen e ekipit në prag të sfidës me “të kuqtë”.

Pas humbjes me Tiranën tashmë keni ndeshjen me Partizanin. Sa e vështirë është kjo sfidë?
Është jashtëzakonisht e vështirë duke parë edhe cilësitë që ka Partizani në grup në raport me të tjera ekipe të Superligës. Edhe pse ka humbur ndeshjen e parë me kampionen në fuqi, Teutën, kjo nuk e bën Partizanin një skuadër më të dobët, por përkundrazi historia ka treguar se këto ekipe në një moment apo në një tjetër japin dyfishin e mundësive të veta për ta arritur objektivat e tyre. Kështu që e parë në këtë këndvështrim presim një ndeshje të fortë.

Si vjen Skënderbeu përballë këtij Partizani?
Duke pasur parasysh ato që thashë më sipër, mund të them se jemi përgatitur goxha mirë këtë javë dhe skuadrën e kam parë me impenjim maksimal pavarësisht se vinim nga një humbje kundër Tiranës.

Duke u ndalur këtu, mendoni se u ndëshkuat nga ai episod i kartonit të kuq?
Padyshim që ndikoi ai karton, pasi në kushtet e barabarta edhe ne treguam shumë gjëra pozitive, por dalja me kartonin e kuq të Zguros kompromentoi rrjedhën e takimit. Por është e kotë t’i rikthehemi edhe një herë atij takimi. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur, prandaj duhet të fokusohemi më shumë tek kjo ndeshje. Jemi të bindur që do të bëjmë më të mirën si një skuadër e barabartë.

Duke parë Skënderbeun në vitin e kaluar dhe në ndeshjen e parë duket si i njëjti reshtim. Kjo do të thotë se Skënderbeu do të luftojë sërish për mbijetesë?
Përsa i përket skemës nuk ndryshojmë dot pasi çdo rreshtim përshtatet në bazë të organikës dhe cilësive që ke në ekip. Moduli është i ndërtuar në sajë të cilësive ndaj edhe për këtë nuk mund të lëvizim, por edhe për faktin që ekipi është ambientuar dhe bën mirë me fushën e lojës. Përsa i përket mbijetesës unë mendoj që ne do të fillojmë atje ku e lamë vjet, pa menduar se çfarë do të bëhet në fundin e sezonit.

Mensah dhe Bismark a mund të luajnë bashkë?
Këtu ka një problem, nuk i keni parë bashkë se Mensah erdhi vonë në ekip. Ka vetëm 22 ditë në skuadër së bashku me Randin dhe po punojnë me dy seanca në ditë. Janë katër lojtarë që kërkojnë të luajnë si titullarë në sulm dhe unë mendoj se të katërt mund të luajnë bashkë, por do të jetë seanca e fundit ajo që do të tregojë se cilët e nisin nga minuta e parë.

Problemi mbetet zëvendësimi i Zguros?
Është diçka që duhet ta mendojmë, por kemi disa alternativa. Vrapi mund të luajë atje, Sadriu dhe Berisha po ashtu. Do shohim për të bërë më të mirën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...