Abissnet Superiore

Memelli: Kam bërë kërkime për mënyrën si luan Ramadani, vetëm unë ankohem javë për javë

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka folur në emisionin Gol Pas Goli pas fitores 2-10 ndaj Egnatias duke theksuar se besimin për të shpëtuar nga zona e ftohtë e rënditjes ia japin lojtarët të cilët punojnë shumë. Ndërkohë që shtoi i bindur se pas tre ndeshjeve të radhës, skuadra do të fitojë të paktën edhe një pozicion tjetër në renditje.

“Edhe kur humbas kam buzëqeshur. Nuk e filluam mirë ndeshjen sepse Egnatia kishte ndryshuar sistem dhe patëm pak vështirësi se mesfusha ishte e bllokuar. Donim të dilnim nga krahët në mënyrë graduale për të sulmuar në mënyrë logjike, shënuam golin dhe u zhbllokuam. Në ndeshje të tilla kur të duhet rezultati ka të bëjë edhe ana psikologjike, kontrolluam mirë lojën dhe erdhi më pas goli i dytë. Jam i kënaqur dhe dua t’i komplimentoj çunat për ndeshjen, performacat tona kanë qenë në rritje. Rezultati ishte i pastër ndaj një rivali direkt, por në vazhdim kam përshtypjen se do të kalojmë edhe një kundërshtar tjetër. Kam 16 lojtarë nga 20-vjeç, por më ngroh guximi dhe dëshira e tyre për të punuar në stërvitje.

Egnatia goditi edhe traversën në pjesën e parë dhe nga ai moment patëm lojën në kontroll, Meksi dhe Zguro nuk ishin në nivelin e duhur se ishin të izoluar. Por, dolën nga vështirësitë dhe bënë një punë të jashtëzakonshme, ashtu si edhe sulmuesit. Rastet e humbura? Detyra jonë si trajner është t’i nxjerrim para porte, por sulmuesit për mua bënë mirë.

Bëra kërkime për mënyrën si ka luajtur Ramadani te Prishtina, por bëri një skemë tjetër dhe na doli nga parashikimi. Megjithatë, në pjesën e dytë e rikuperuam problemin. Dëshira e futbollistëve të rinj më bën të besoj se nuk do të zbresim posshtë në renditje dhe me bindje të plotë them se deri në datë 22 do të kalojmë edhe një skuadër tjetër në rënditje. Ndërhyrja e VAR? Vetëm unë ankohem javë për jave, të rri edhe unë urtë njëherë si trajnerët e tjerë të Superiores”, u shpreh Memelli.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency