Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Memelli: Mendoj vetëm për fitoren, s’mund ta kemi gjithmonë fatin kundër

Migen Memelli pret vetëm fitoren në sfidën me Egnatian, që do të luhet në Korçë. Në prononcimin para kësaj sfidë, trajneri pogradecar theksoi se është momenti që edhe fati të jetë me Skënderbeun.

“E rëndësishme është që të bëjmë mirë si në ndeshjen e fundit dhe të kemi pak fat, pasi siç e pamë dhe në Tiranë, bëmë maksimumin dhe nuk kam peng nga performanca. Por është një moment kritik që na mungojnë pikët dhe pa diskutim nesër do të futemi për të marrë fitoren e dytë. Nuk kemi presionin e rezultateve, pasi performanca ka qenë e jashtëzakonshme. E rëndësishme është që lojtarët kanë pasur performancë në rritje, që nga ndeshja e parë dhe deri tek takimi me Partizanin, kur kapëm kulmin. Kur një skuadër kap kulmin, aty duhet mbajtur. Djemtë kanë punuar shumë dhe besoj se nga nesër do të bëjnë më të mirën. Ne do futemi në lojë për të marrë 3 pikët.”

Suksesi, i vetmi opsion: “Nuk i mendoj dy rezultatet e tjera, pasi mendoj vetëm fitoren, por në futboll çfarë nuk ndodh. E shoh dhe në sytë e djemve që ka shpresë dhe besim, pasi gjërat janë bërë mirë dhe ne jemi përballur dhe me skuadra më të forta se Egnatia, pa e nënvlerësuar këtë skuadër.”

Mungesa e rezultateve: “Lojtarë dhe skuadra kanë bërë mirë, por na kanë munguar pikët. Jemi në një moment që na duhen pikët, ndaj dhe nesër do të futemi për fitore. Duke marrë parasysh ndeshjet e fundit, rrjedhën e lojës, një gol të anuluar, penallti e shpërdoruar, është vetëm çështje fati. Nuk kemi vuajtur nga ana taktike. Besoj se në këtë ndeshje do të na kthehet fati.”

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...