Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Memelli, mesazh Vllaznisë: Duhet të pështysh gjak për të na mundur!

Sigurimi i mbijetesës pas një pjesë të parë të sezonit problematike dhe me shumë luhatje konsiderohet një arritje e madhe për Skënderbeun, por ambiciet e bardhekuqve është ta mbyllin edicion me një mrekulli në finalen e Kupës së Shqipërisë. Migen Memelli, në konferencën për shtyp para kësaj sfide, flet me optimizmin që ia injekton ecuria e skuadrës muajt e fundit dhe pa dyshim mentaliteti i një klubi që ka dominuar në futbollin shqiptar prej një dekade.

Gjendja e ekipit është shumë e mirë. I gjithë grupi i lojtarëve dhe ne si staf jemi koshientë për atë që na pret. Lojtarët, drejtuesit dhe ne si staf kemi një mentalitet që është i duhuri për këto raste, siç është finalja e Kupës së Shqipërisë.  Edhe nga krahu tjetër e duna Kupën, por ne nuk jemi skuadër e lehtë, kemi mentalitet fituesi dhe e kemi tregua gjatë dekadës së fundit.

Gjatë këtij sezoni bilanci i Vllaznisë përballë Skënderbeut është pozitiv, pasi e ka mundur në tri raste dhe ka barazuar një herë në Korçë, por për Memellin statistikat janë për t’u hedhur në kosh.

Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë.  Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.

Metamorfoza e Skënderbeut me Memellin në krye e ka një logjike dhe këtë e shpjegon vetë trajneri 42-vjeçar.

Koshienca, puna, cilësitë që futbollistët kanë në këmbët e tyre dhe pa dyshim disiplina.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...