Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Memelli paralajmëron dorëheqjen: 24 orë vendimtare, dua të kthjelloj mendjen

Migen Memelli paralajmëroi dorëheqjen në deklaratën pas ndeshjes me Kukësin, të cilën Skënderbeu e humbi edhe pse luajti për shumë minuta me një lojtar më shumë.

“Ishim me mungesa, por, gjithsesi, parë në tërësi, nuk dua t’i vë në diskutim cilësitë që ka Kukësi. E nisëm lojën me një vendosje të ngjeshur në mbrojtje, sepse kundërshtari ka cilësi individuale shumë të mira. Në tri ndeshjet e fundit nuk kemi shënuar dhe kjo e rëndon fazën e sulmit. Ndiej keqardhje të madhe për veten dhe lojtarët. Pesha e rëndesës së rezultateve bie mbi trajnerin. Janë 24 orë shumë të rëndësishme për veten time.

Pak pritshmëri nga merkatoja: “Kontigjenti nuk është i duhuri, sepse janë lënduar shumë lojtarë. Kanë mbetur pak ditë në dispozicion sa i përket merkatos, për të gjetur alternativat e duhura. Nëse do të shënosh, duhet të investosh në sulm. Vasil Shkurtaj sot sa hyri shënoi, kjo ka të bëjë me përvojën dhe cilësinë. Unë merrem me skuadrën në tërësi, duke e nxjerrë skuadrën para portës, por duke mos shënuar humbim,l besimin për ndeshjen tjetër.”

Asnjë ankesë për klubin: “Nuk kam asgjë me lojtarët, nuk kam çfarë kërkoj më tepër nga ata, e shoh impenjimin e tyre në stërvitje. E theksoj se do të jenë 24 orë shumë të rëndësishme për të vendosur për të ardhmen. Nuk kam punuar kurrë më parë në një ambient kaq të qetë. Kam pasur dorë të lirë për të vepruar në terren. Në këtë këndvështrim, më janë plotësuar të gjitha kushtet. Mbështetja ka qenë në çdo instancë, por njeriu duhet t’i shohë gjërat me veten. Jam njeri që shpreh mirënjohjen ndaj njerëzve me të cilët punoj. Dua të kthjelloj mendjen time, pasi kur krijon një duzine rastesh, duhet të paktën të shënosh një gol.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...