Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Memelli: Partizani na bëri të vuajmë, skuadra bëri një ndeshje të madhe

Migen Memelli u shfaq mjaft i kënaqur me faktin që Skënderbeu ia doli të marrë një pikë ndaj partizanit, në një ndeshje ku korçarët krijuan vetëm një gjysmë rasti të rrezikshëm dhe shënuan gol.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, tekniku pogradecar shprehu keqardhje që nuk kishte mbajtur premtimin për të mundur Partizanin, teksa tha se gara për mbijetesë është gjithmonë e më e ashpër.

Si ndiheni me këtë barazim që keni marrë ndaj Partizanit?
Më vjen keq që nuk e mbajta fjalën që i dhashë Vilmës se do të mposhtim Partizanin. Të njëjtën fjalë i dhashë edhe një mikut tim, por nuk ia dolëm dhe për këtë më vjen keq. Për nga rëndësia e kësaj ndeshje dhe nga presioni i jashtëzakonshëm, ishte një shfryrje e momentin. Komplimente të jashtëzakonshme lojtarëve, bënë një ndeshje të madhe sot, edhe pse zotërimin e topit e kishte Partizani.

Sa ju lumturon fakti që shënuat dhe morët barazim me vetëm një gjuajtje?
Do doja ta ndaja këtë ndeshjen në 2 pjesë, pasi e para foli për Partizanin dhe në pjesën e dytë i rregulluam gjërat duke futur Marën. Një pikë që vlen, pasi kur tregon forcat me një kundërshtar të tillë, do të thotë që qëndrimi në Superiore është më afër se kurrë.

A besoni se tani edhe ana psikologjike mund t’ju favorizojë?
Nga ana psikologjike nuk kam pikë frike në këto moment, pasi skuadra po tregon që di të përballet edhe me kundërshtarë të këtij niveli. Motivimi qëndron brenda lojtarëve dhe do mundohemi që në javët në vazhdim më tepër të ndalemi në aspektin tekniko-taktik se psiko-fizik.

Si e shihni ecurinë e rivalëve direkt për mbijetesë këtë javë?
Ndoqa pjesët e para të Kastriotit dhe Laçit, por rezultatin e Bylisit e mora vesh në fund të takimit, por unë mendoj vetëm për skuadrën time. Te Skënderbeu më sollën lojtarët dhe cilësitë e tyre, dhe e vetmja gjë që kemi arritur është që kemi bërë që skuadra të funksionojë si një trup i vetëm. Besoj te puna jonë dhe shpresoj të shpërblehet.

A ishte kjo pika më e çuditshme që keni marrë?
Është e vërtetë, pasi ishim përgatitur që Partizani do të vinte me 2 sisteme loje. Më e thjeshtë do të ishte që të rreshtoheshin me 4-3-3, por ndodhi e kundërta dhe u spostuan me 2 ekrane para mbrojtës. U munduam t’ia linim topin Belicës dhe Bitrit, por presioni është i jashtëzakonshëm, një pikë karshi një kundërshtari si Partizani, vlen, i kemi bërë nder vetes dhe kampionatit. Shkëputja mund të krijojë një “budallallëk”, si ato ndeshjet që dihet si dalin.

Nga pretendentët për titull, kush ju është dukur më i fortë?
Dy janë skuadrat që kemi hasur vështirësi, Tirana dhe Partizani, dhe mendoj se janë 2 ekipet që kanë potencë për të fituar titullin. Partizani është rival shumë i fortë për të fituar titullin kampion, edhe pse unë në fillimet e mija në studio kam thënë që del Laçi kampion.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...