Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Menemenspor e fiksuar pas talenteve shqiptarë, “piketon” Jurgen Çelhakën!

Pas afrimeve të Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, klubi i Menemenspor është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë dhe po tenton të tjerë talente nga Kategoria Superiore. Ernest Muçi, Kyrian Nëabueze, Saliou Guindo dhe Sherif Kallaku janë disa nga emrat që kanë përfunduar në radarët e klubit nga Izmiri, por sëfundmi duke iu referuar medias turke “Yeniasir” Menemenspor interesohet për talentin e mesfushës Jurgen Çelhaka. Gjithsesi 19-vjeçari i cili është një titullar fiks te skuadra bardheblu është nën kontratë me Tiranën dhe bardheblutë do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Mbetet për t’u parë nëse klubi nga Izmiri do t’i ofrojë Tiranës një shumë të majme për kartonin e Çelhakës apo do të tentojë të afrojë pa paguar asnjë qindarkë diçka që duket e pamundur të ndodhë pasi mesfushori 19-vjeçar dhe sulmues Ernest Muçi janë e ardhmja e klubit bardhezi nga të cilët, Tirana kërkon të përfitojë sa më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...