Hysen Memolla mbyll aventurën me Egnatian. Mbrojtësi ishte pjesë e rrogozhinasve prej janarit të vitit 2023, por tashmë ish-lojtari i kombëtares pritet që ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Rolin e 31-vjeçarit në skuadrën e trajnerit Edlir Tetova pritet ta trashëgojë Sodiq Atanda, ish-lojtar i Partizanit. 30-vjeçari e njeh mjaft mirë ambientin rrogozhinas pasi ishte pjesë e skuadrës sezonin e fundit, por u largua në verë.
Megjithatë, lojtari do të rikthehet të veshë sërish fanellën e Egnatias edhe në sezonin që sapo ka nisur.
