Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Memolla: Në Shqipëri te Besa ose Tirana, duhet më çdo mënyrë të rinisë futbolli

Hysen Memolla nuk e harron skuadrën e vendlindjes së tij, Besën e Kavajës, me të cilën dëshiron të luajë në të ardhmen. Mbrojtësi kuqezi, i cili në janar ndryshoi ekip duke iu bashkuar klubit hungarez të Diosgior, tregoi në “FanZone” emocionet e debutimit me Shqipërinë

“Përballja me Spanjën ishte debutimi im si titullar te Kombëtarja. Ka qenë një moment i veçantë, jam krenar për atë ndeshje. Falënderoj trajnerin që më dha besim dhe mundësinë në atë takim. Të zëvendësoja Agollin ishte e veçantë dhe do mundohem të jap maksimumin kur të më jepet mundësia. Kam shumë respekt për atë që ai ka bërë dhe si është shfaqur tek ne.”

Rinisja e futbollit: Kemi 2-3 ditë që kemi nisur stërvitjen. Janë shumë gjëra të rëndësishme për ne lojtarët. Do të përmirësohemi edhe nga ana psikologjike pas nisjes së stërvitjes. Duhet të gjendet zgjidhja për situatën dhe në çdo mënyrë të rinisë futbolli.

Kategoria Superiore: Jam larguar nga Shqipëria që në moshën 8-vjeçare. Dua që të rikthehem në të ardhmen dhe të luaj në Superiore. Do dëshiroja të luaja për Tiranën ose për Besën, meqë është nga qyteti im.

Hungaria, trampolinë: Kampionati hungarez është shumë i mirë. Mund të jetë një trampolinë për mua. Kemi një projekt shumë të rëndësishëm. Nëse çdo gjë shkon shumë mirë, mund të kaloj në një kampionat më të madh. Do të doja të bëja karrierë si Andi Lila ose si Lorik Cana dhe të bëj shumë mirë për fanellën e Shqipërisë.

.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...