Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Memushaj dhe Binaku nuk ja dalin, largohen nga grumbullimi!

Ledian Memushaj dhe Egzon Binaku nuk do të jenë pjesë e Shqipërisë për dy sfidat e rradhës eliminatore, ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në Elbasan Arena. Të dy futbollistët janë larguar nga grumbullimi i kombëtares për arsye dëmtimi dhe nuk do të zëvendësohen nga të tjerë futbollistë. Ndërkohë në njoftimin e FSHF bëhet me dije se Marash Kumbulla i cili është ende i angazhuar me Veronën në Serie B, do t’i bashkohet përfaqësueses Shpresa të hënën.

Njoftimi i plotë i FSHF:

Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë. Poashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet. Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...