Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Memushaj: Gabuam, por objektivin e arritëm, kjo Kombëtare e fortë

Ledian Memushaj, një nga veteranët e Kombëtares, ka meritë të veçantë për sakrificën dhe impenjimin në një ndeshje tepër delikate, që në fund i dha Shqipërisë vendin e parë në grup. Në lidhjen me emisionin “Kuqezi”, vlonjati u shpreh.

“Jam i kënaqur që kemi arritur objektivin. Kemi bërë një lojë të mirë, edhe pse në fund rrezikuam për shkak të gabimeve tona. Rëndësi ka të fitonim, të dilnim të parët. Nuk ka rëndësi kush luan dhe shënon. Kam një moshë që nuk mendoj më për këto gjëra.”

Komunikimi me Rejan: “Trajneri donte të vija edhe në ndeshjet më përpara, por kam pasur një dëmtim. Më tha kam nevojë. Unë jam gjithmonë gati. Trajneri është njeri shumë i mirë, kam kontakte, flas me të. Nuk mendoj për të mirën time, por mendoj për të mirën e klubit dhe Kombëtares. Jam i kënaqur sepse ka lojtarë të rinj me shumë kualitete.

Lojtarët e së ardhmes: “Laçi, Selahi, Bare, janë shumë të rëndësishëm dhe do të rriten akoma më shumë. Të mirat e kësaj Kombëtareje, do t’i shikojmë më pas. Godas keq me të dyja këmbët, por njësoj”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...