Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Memushaj kërkon rikthimin te Pescara, problem kontrata me Beneventon

Ledian Memushaj kërkon me çdo kusht rikthimin te Pescara në Serinë B, të paktën kështu shkruajnë mediat italiane. Mirëpo ky transferim nuk është aspak i lehtë për t’u arritur. Fillimisht Benevento duhet të paguajë 500 mijë euro për kartonin e vlonjatit në arkat e Pescarës, përveç 200 mijë eurove që shpenzoi në fillim të sezonit për huazimin e mesfushorit. Janë 700 mijë euro në total, shumë që nuk u justifikua, pasi Benevento nuk arriti të mbijetonte, ndërsa Memushaj gjatë fazës së dytë luajti shumë pak.

Por kjo marrëveshje i intereson pak 31-vjeçarit, që kërkon të rigjejë qetësinë te skuadra abruceze, nën drejtimin e trajnerin Pillon.

Drejuesit e Pescarës janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë Memushajt, që pranon edhe ulje page, vetëm për t’u shkëputur nga Benevento, skuadër me të cilën ka marrëveshje edhe për dy sezone.

Ndoshta dy klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke reduktuar shumën (500 mijë euro) që Benevento duhet t’i paguajë Pescarës për blerjen e detyrueshme të futbollistit shqiptar pas aktivizimit të tij në Serinë A.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...