Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Memushaj me destinacion Beneventon

Ledian Memushaj gjithmonë e më pranë Beneventos sipas mediave italiane. Ftohja e krijuar me Pescarën  dhe trajneri Zdenek Zeman ka bërë që mesfushori i kombëtares kuqezi të shndërrohet sërish në një emër të lakuar në merkato. Sipas mediave në vendin fqinj, vlonjati duket më pranë një qëndrimi në Serie A sesa tranferimit në Zvicër te Sion, ku do të kishte si trajner Tramezzanin. Pavarësisht se me Tramezzanin, Memushaj ka marrdhënie shumë të mira gjithsesi dëshira e tij është për të qëndruar në kampionatin italian dhe ofertat nuk i mungojnë. Skuadra më e interesuar për blerjen e tij është Benevento, që këtë vit u ngjit në Serinë A dhe që deri në këto momente ka siguruar dhe shërbimet e një tjetër futbollisti kuqezi, Berat Xhimshiti. Te Benevento, Memushaj jo vetëm do të qëndronte në elitën e futbollit italian por gjithashtu do të kishte sërish një rol protagonisti, duke qenë se Benevento ka shumë nevojë për një lojtarë me përvojë si ai në repartin e mesit të fushës.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....