Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Memushaj: Mendoj vetëm për Turqinë, ta nisim me fitore

Krahas Bashës, në konferencën për shtyp të ditës së sotme doli edhe fantazisti i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj. Mesfushori vlonjat po kalon një moment mjaft të mirë te Pescara, ndërsa kërkon që të njëjtat cilësi t’i vërë në dispozicion të kuqezinjve, për të marrë maksimumin në ndeshjet eliminatore të Euro 2020.

Jeni njeriu asist në Serinë B. Do të donit të bënit të njëjtën gjë edhe te Kombëtarja?
Normalisht që po, por nuk jam i përqendruar te arritjet personale. Dua thjesht të impenjohem dhe të jap më të mirën, për të çuar sa më lart Kombëtaren.

Shumica e lojtarëve kanë minuta në këmbë dhe janë në formë të mirë fizike. Sa e ndihmojnë Kombëtaren këto?
Është gjë pozitive kur lojtarët kanë luajtur shumë dhe kanë formë të mirë fizike, por kemi edhe mungesa. Megjithatë ne duhet të përqendrohemi të japim më të mirën dhe ta nisim me këmbën e mbarë.

Çfarë pritet ndryshe nga Nations League, në këto eliminatore?
Kemi bërë paraqitje të mira, por edhe negative, megjithatë duhet të shohim përpara, për të bërë mirë në këtë edicion që po starton.

Sa i njihni kundërshtarët dhe kush mendoni se mund të na hapë më shumë punë?
Andorrën e njoh shumë pak, kurse Turqinë e njohim të gjithë dhe e dimë që ka shumë cilësi. Calhanoglu është një emër që të gjithë e dinë se çfarë cilësish ka, por ne do të luajmë për fitore.

Sa i kënaqur jeni me rikthimin e Sadikut?
Më vjen mirë që është rikthyer, pasi ka kaluar një dëmtim shumë të rëndë, të cilin e kam përjetuar edhe vetë. Armandon e kam shok dhe e njoh mirë, por edhe Balaj kur ka qenë në fushë,ka bërë më të mirën, ndaj nuk përbën problem se kush e nis nga fillimi.

Panucci paralajmëroi një skuadër që kujdeset më shumë për aspektin mbrojtës. Sa mund të ndikojë kjo në paraqitjen tuaj?
Unë kam luajtur edhe më herët i tërhequr dhe nuk besoj se do të jetë problem. Pavarësisht se zakonisht e nis më i avancuar, jam lojtari që vjen gjithmonë në ndihmë të mbrojtjes kur topin e ka kundërshtari.

Si mund t’i marrim 6 pikë të plota me kundërshtarët e parë?
Duhet të mendojmë fillimisht vetëm për Turqinë, që është një ndeshje shumë e vështirë, pastaj do të kemi dy ditë të mendojmë për Andorrën. I kemi mundur në miqësore, por këtu është ndryshe, ndaj duhet një impenjim edhe më i madh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...