Ledian Memushaj e pranon se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të dobët në “Hampden Park” me Skocinë.
“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Goli i parë ishte “offside”, por nuk do të thotë gjë. Nuk kemi luajtur mirë fare. Patëm shanse për të barazuar, por duhet t’i mbyllnim më mirë hapësirat. Problemi është i të gjithëve”.
Mosaktivizimi i Bashës: Nuk më pëlqen të flas për zgjedhjet e trajnerit. Kemi 25 lojtarë që mund të luajnë të gjithë. Jemi të gjithë në të njëjtin nivel.
Ndryshimet e shumta taktike: Këto pyetje duhet t’ia bëni trajnerit, nuk më pëlqen të flas për zgjedhje taktike. Unë përgjigjem vetëm për performancën time.