Pescara e ka nisur kampionatin në Serinë B, por Memushaj duket i destinuar të qëndrojë në kategorinë maksimale të futbollit italian. Zërat për kalimin e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare te Benevento, skuadër që ngjitur këtë vit në Serie A kanë qenë konstantë gjatë gjithë kësaj vere, me Gazzetta Dello Sport që së fundmi e jep transferimin punë të kryer. E përditshmja sportive më prestigjioze në Itali shkruan se Bevenento ka mbyllur gjithcka për afrimin e 30 vjecarit nga Vlora duke dhënë edhe të dhënat e formulës së transferimit. Sipas saj Memushaj që ka një kontratë deri në vitin 2019 me Pescarën, shkon te Benevento në huazim me skuadrën e tij të re që ka detyrimin për ta blerë në përfundim të tij për shumën e 1 milionë eurove. Vetë Memushaj do të firmosë një kontratë tre vjecare me Beneventon, shenjë kjo se klubi nga Campanja beson fort te aftësitë e Memushajt që pavarësisht rënies nga Kategoria të Pescarës edicionin e kaluar ishte një ndër më të mirët në skuadrën e drejtuar nga Zdenek Zeman. Me zyrtarizimin e transferimit që duke ju besuar mediave italiane është cështje orësh, Memushaj vjen padyshim më i qetë për sa i përket të ardhmes në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, të parat për trajnerin e ri të Kombëtares Christian Panucci.
