Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Menaxheri Giuffredi: Hysaj rendiment te lartë, sepse ndërroi këpucët

Për Elseid Hysajn parashikohet një pjesë e dytë e sezonit mjaft intensive në radhët e Napolit. Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskuetueshëm për Maurizio Sarrin në në krahun e djathtë të mbrojtjes, tani duhet të mendojë edhe për mbulimin e roleve që nuk janë natyrale për të. Kjo për shkak të dëmtimit të ri të pësuar nga Ghoulam dhe mosndërhyrjes gjatë merkatos së janarit për të marrë një mbrojtës ta djathtë si alternativë. Tashmë futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka mbetur si “ujtë e paktë” në formacionin e Sarrit për fazën mbrojtëse, me trajnerin që duhet t’i lutet Zotit që të mos i ndodhë ndonjë dëmtim i papritur. Pas paraqitjes shumë të mirë të Hysajt ndaj Lazios, menaxheri i tij Mario Giuffredi deklaroi me humor në Radio Kiss Kiss se “Hysaj ka treguar se mund të bëjë mirë në fazën sulmuese. Pikërisht ndaj Lazios ishte i fokusuar më shumë në sulm, ndërsa në ndeshjet e tjera ka menduar më shumë për mbrojtjen. Iu drejtova me një batutë: rendimenti i tij i lartë ka ardhur pasi ndërroi këpucët.”

Hysaj është aktivizuar në 21 nga 23 ndeshjet e këtij sezoni në Serinë A dhe në asnjë rast nuk është dëmtuar apo zëvendësuar, qoftë edhe për arsye fizike. Madje sezonin e kaluar e mbylli si futbollisti me më shumë minuta në këmbë te skuadra e Napolit. 24-vjeçari, falë përshtatjes së tij, pritet të aktkvizohet nga Sarri edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku Napoli ka më shumë probleme në organikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...