Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Menaxheri i Courtois ngre zërin ndaj drejtuesve të Chelseat

Menaxheri i portierit belg, Thibaut Courtois ka ngritur zërin ndaj Chelseat dhe i ka kërkuar që të pranojë ofertën e Realit të Madridit për portierin.

Christophe Henrotay ka çuar një mesazh të drejtpërdrejtë për skuadrën londineze, duke u kërkuar të lejojnë Courtois të bëjë ëndrrën realitet, ose në të kundërt do ta humbin vitin e ardhshëm me parametra zero.

“Ne ua kemi bërë të qartë pozicionin tonë drejtuesve të Chelseat, që nuk kemi ndërmend të rinovojmë kontratën. Ata duhet të pranojnë ofertën e Realit, që është e konsiderueshme dhe të lejojnë që Courtois të bëjë ëndrrën realitet. Në të kundërt, duhet të dinë se po mbajnë një lojtar pa dëshirë dhe motivim në skuadër dhe se do ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme”, tha menaxheri i belgut.

Reali i Madridit ka bërë një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh për Courtois dhe ka theksuar se nuk do të shtojë asnjë cent më tepër. Nga ana tjetër, londinezët kanë mbyllur dyert e madrilenëve, me shpresën për ndonjë tjetër ofertë. Por vetë Courtois kërkon transferimin në Madrid, për të qenë pranë dy fëmijëve të tij të vegjël.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...