Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Menaxheri i Kaçes: Të hënën vendosim të ardhmen e mesfushorit

Të hënën do të vendosen pikat mbi “i”, për sa i përket të ardhmes së mesfushorit korçar të Kombëtares, Ergys Kaçes. Këtë e konfirmon agjenti i lojtarit shqiptar, Nick Kagioulis.

Në një intervistë të dhënë orët e fundit, ai qartëson disi situatën, duke mohuar zërat për nisjen e bisedimeve me Panathinaikosin dhe duke nënvizuar se në fillim të javës do të ulet në një tryezë me drejtuesit e klubit të PAOK-ut, për të diskutuar çështjen.

“Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse destinacioni do të jetë i dëshiruar. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira”, thekson Kagioulis, i cili shton se ai është një profesionist dhe nuk ndihet aspak komod në këtë situatë.

Një deklaratë që lë të hapur mundësinë e largimit nga Selaniku të mesfushorit shqiptar, që këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira dhe është lënë jashtë projekteve të drejtuesve aktualë.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin korçar te Panathinaikosi, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...