Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Menaxheri i Skriniar: Mbrojtësi vlen 100 mln Euro, Raiola një “kanibal”

Milan Skriniar po luan sezonin e tij të dytë me fanellën e Interit, teksa që prej ditës së parë kur mbërriti në Milano, është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, duke shfaqur një nivel mjaft të lartë loje.

Mbrojtësi sllovak, për të cilin zikaltrit paguan 28 milionë euro te Sampdoria, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, me Barçën e Realin e Madridit në krye, gjë që konfirmohet edhe nga menaxheri i tij, Mithat Halis.

Ky i fundit ka treguar për mediat se vlera e Skriniar në treg është rreth 100 milionë euro, ndërsa ka shigjetuar edhe Mino Railoën, të cilin e ka quajtur një “menaxher kanibal”, që po përpiqet të joshë mbrojtësin sllovak.

“Skriniar ka një sjellje shumë profesionale. Nëse Reali i Madridit ka interes, atëherë duhet të provojë të bindë Interin, por mos harrojmë që ka edhe menaxherë kanibalë si Raiola, që kërkojnë të joshin lojtarin. Megjithatë Skriniar ka një kontratë me agjencinë tonë. Vitin e kaluar e kërkoi Manchester City për 55 milionë euro, por Interi refuzoi, ndërsa tashmë vlera e tij është 100 milionë euro”, tha menaxheri i Skriniar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...