Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Menaxheri i Thomas: Është më i mirë se Pogba, ja sa kushton kartoni i tij

Mesfushori ganez Thomas mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e Atleticos së Madridit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

25-vjeçari ngjan shumë me francezin Paul Pogba, ndërsa menaxheri i tij e përshkruan si akoma edhe më të mirë, pasi përveç aftësisë për të organizuar lojën dhe shënuar gola, di të mbrojë mjaft mirë.

“Është një futbollist i ngjashëm me Pogba, madje mund të them edhe më i mirë se francezi, pasi impenjohet shumë më tepër në fazën mbrojtëse. Diferenca e vetme është që luan për Ganën dhe nuk ka kaq shumë media pas vetes, sa Pogba, tha Josè Daniel Jimenez Pozanco.

Më pas menaxheri i Thomas zbuloi se mesfushori ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 50 milionë eurosh dhe se gjithçka mund të ndodhë këtë verë, duke mos përjashtuar largimin nga Atletico e Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...