Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Menaxheri i yjeve shfaq probleme shëndetësore, Raiola futet me urgjencë në sallën e operacionit

Probleme shëndetësore për Mino Raiola, teksa agjenti i famshëm është shtruar së fundmi spitalin San Raffaele në Milano dhe i është dashur të operohet me urgjencë për të shmangur komplikacionet e mëtejshme.

Në fakt, mediet nuk japin shumë detaje lidhur me situatën e Raiolas, por 54-vjeçari i ka vendosur të gjithë në alarm pasi ende nuk ka një sqarim me gjendjen e tij aktuale dhe nëse gjithçka ka shkuar mirë.

Kujtojmë se Raiola është një nga agjentët e futbollistëve më me influence teksa në “skuadrën” e tij janë emra si Haaland, De Ligt, Donnarumma, Verrati apo Pogba. Sakaq, italiani njihet edhe për komisionet milionere që përfiton në momentin që transferon yjet e tij dhe për këtë shpeshherë ka pasur përplasje me klube të veçanta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...