Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Mendilibar: Historia nuk gënjen, por në finale gabimet paguhen

Sevilla shpërblen trajnerin që fitoi Europa Leaguen
Sevilla shpërblen trajnerin që fitoi Europa Leaguen

Trajneri i Sevillas, Mendilibar, pret që skuadra e tij të ngrejë lart trofenë e Europa League-s për herë të shtatë në histori. Në konferencën për shtypin një ditë para ndeshjes, tekniku spanjoll e vlerësoi Romën si kundërshtare shumë të fortë, sidomos në anën psikologjike.

 Çfarë ka të veçantë Sevilla që ka fituar gjashtë Europa League në gjashtë finale?

Kur erdha unë, klubi kishte kaluar disa raunde kualifikuese. Historia nuk gënjen. Sevilla në këtë kompeticion ka qenë më e mira, ka tituj. Eliminuam dy klube të mëdha (Man. United dhe Juven). Nesër do ta bëjmë sërish kundër një tjetër skuadre shumë të vështirë. Me armët tona mund t’i mposhtim.

Çfarë peshon më shumë në një ndeshje si kjo, përvoja më e madhe e një trajneri, historia apo buxheti?

Është një ndeshje. Të dyja skuadrat e kanë merituar finalen, por me siguri do të jetë e vështirë për të dyja. Është hera e parë për mua, jo për Mourinhon. Por në momente si ky, as buxheti dhe të gjitha këto nuk kanë shumë rëndësi. Gabimet paguhen në finale.

Si po e përballoni këtë pragndeshje pa e ditur të ardhmen tuaj?

Nuk më intereson kjo. Kam firmosur për dy muaj e gjysmë. Isha pa punë dhe erdha te Sevilla, kontrata mbaron në 30 qershor, por puna përfundon të dielën e ardhshme. Po mundohem që ta ftoj këtë finale dhe më pas të shkoj në “Anoeta” për ta përfunduar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk jam aspak i shqetësuar.

Mourinho ka thënë se Sevilla është favorite. A mendoni se është një thikë me dy tehe?

Është e njëjta gjë për mua. Unë nuk mendoj për këtë. Dikush do të ketë një avantazh në baste, por kjo nuk përkthehet në fushë. Përpiqem t’i mbaj lojtarët e mi sa më të qetë dhe secili të japë më të mirën nga vetja.

Lexo edhe:

E keni ndarë mendjen për formacionin titullar?

Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, e kam vendosur. Gjithçka është e qartë.

Çfarë ju tremb më shumë te Roma?

Në mbrojtje është një skuadër shumë e fortë dhe nuk i duhen shumë raste për të shënuar e për të fituar. Ata nuk shqetësohen shumë nëse nuk shënojnë, në këtë kuptim nuk janë si ne. Ata ndihen mirë duke u mbrojtur pranë zonës së tyre. Është një ekip i vështirë, rrallë nervozohen edhe me kalimin e kohës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...