Eredivisie

“Mendjen” jo vetëm në Tiranë, Feyenoord godet në merkato

Feyenoord është futur në “ethet” e fundit të sfidës finale të Conference League, në Tiranë, në “Air Albania” ndaj Romës, por kjo nuk i ka penguar holandezët të bëjnë goditjen e parë në merkato.

Skuadra nga Roterdami ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Danilo Pereira, braziliani i cili ishte në pronësi të Ajax.

Pas një huazimi të suksesshëm te Twente në sezonin 2020-2021, 23-vjeçari u rikthye në Amsterdam dhe u prezantua në 17 ndeshje me “Harkëtarët” në këtë edicion, pjesën më të madhe si zëvendësues, por përsëri gjeti rrugën e rrjetës tetë herë.

Lojtari vjen me parametra zero, pasi kontrata e Danilo Pereira-a me Ajax përfundonte në këtë qershor dhe me Feyenoord ka firmosur një kontratë katër vjeçare, pra deri në qershorin e vitit 2026.

Drejtuesit e klubit janë optimistë për këtë lëvizje dhe me shumë mundësi, sulmi, sezonin e ri mund t’i besohet pikërisht brazilianit.

Skuadra nga Roterdami mund të konsiderohet me “fat”, pasi për të transferuar një lojtar me parametra zero nga Ajax është një mision i vështirë, por kjo tregon punën e mirë që po bën klubi në vitet e fundit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency