Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mendy me paterica, ka humbur sezonin?

Benjamin Mendy u largua nga Monako për t’iu bashkuar Manchester City-t, duke vendosur rekord botëror si mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi për të u paguan plot 57.5 milionë euro. Gjithsesi, aventura e francezit të skuadra e Guardiolës ka nisur në mënyrën më të keqe të mundëshme, pasi mbrojtësi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace dhe mund të mungojë për rreth 9 muaj.

“Më vejn keq për atë që ndodhi. Duhet të presim të enjten, por kam frikë se Mendy do të qëndrojë jashtë më shumë kohë sesa ne do të donim”, u shpreh Pep Guardiola para ndeshjes me Shakhtar Donetsk. Edhe mjekët e City-t nuk japin afat për rikthimin e Mendy, pa dalë rezultati i analizave, por paraprakisht konfirmojnë se sezoni për të mund të quhet i mbyllur, sepse duket e pamundur që të rikuperohet brenda muajit maj.

23 vjeçari Mendy është fotografuar teksa hipte në makinë, duke ecur mbi paterica dhe me një mbështetëse për gjurin e dëmtuar, çka tregon shkallën e rëndë të dëmtimit të tij.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....