Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Menemenspor bën “pazar” te Laçi, kërkon t’i marrë edhe Nwabuezen!

Pas Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, skuadra e ligës së parë turke Menemenspor kërkon të bëjë sërish pazar te Laçi, teksa këtë herë ka shënjestruar kryegolashënuesin e Kategorisë Superiore, Kyrian Nwabueze. Sulmuesi nigerian me pasaportë amerikane ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e skuadrës kurbinasve dhe pas vetëm 1 sezoni në rradhët e Laçit mund t’i japë lamtumirën ekipit bardhezi.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke që qëndrojnë pranë klubit të Menemenspor të cilat shkruajnë se klubi nga Izmiri e ka ndjekur nga afër Kyrian Nwabuezen dhe interesi është konkret ashtu siç është konkret edhe interesi i Menemenspor për dy talente të futbollit shqiptar Sherif Kallakun e Teutës dhe Ernest Muçin e Tiranës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...