Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Menemenspor interesohet për Michael Ngoo, trembet Tirana!

Një tjetër futbollist që luan në Kategorinë Superiore përfundon në radarët e klubit të ligës së dytë turke Menemenspor. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës Micheal Ngoo i cili me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën e tij me bardheblutë që i skadon në fund të këtij sezoni. Falë 12 golave të realizuar në këtë kampionat, gjigandi i sulmit të bardhebluve po ndiqet me vëmendje nga disa klube por më shumë interes ka shfaqur pikërisht Menemenspor. Lajmi për interesimin e klubit nga Izmiri për bomberin anglez është bërë publik nga mediat turke, ndërkohë që vetë futbollisti tundohet nga kjo aventurë. Javë më parë Menemenspor ka treguar interes për një sërë emrash nga kampionati shqiptar, teksa sëfundmi është përmendur edhe emri i sulmuesit nigerian të Partizanit Solomon. Te skuadra nga Izmiri luajnë dy futbollistë shqiptarë, portieri Gentjan Selmani dhe mbrojtësi David Domgjoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...