Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mensah: Dua të shënoj në çdo ndeshje, e rëndësishme fitorja

Përkrah trajnerit Skënder Gega, në konferencën për shtyp doli edhe ganezi Emmanuel Mensah, i cili tha se ndihet në formë dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë.

“Ndihem shumë mirë fizikisht, por në futboll ka gjithmonë vend për përmirësim jo vetëm fizikisht, por edhe teknikisht apo taktikisht. Çdo futbollist ka dëshirë që të luajë në çdo ndeshje dhe çdo minutë, por është trajneri ai që e di se kush luan dhe unë dua të jap më të mirën në minutat që më jepen duke respektuar vendimin e trajnerit.”

Përshtatja me grupin: Mendoj se performanca ime po përmirësohet dhe tani ndihem mirë. Normal që dua të përmirësohem më shumë dhe të jem në një nivel më të lartë se tani. Dua të shënoj në çdo ndeshje, por më e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë, duhet të fitojë ekipi edhe nëse nuk shënoj.

Ndryshimi mes Laçit dhe Partizanit: Diferencat janë të mëdha. Me Laçin luftonim për mbijetesë, ndërsa këtu për titullin. Partizani luan për të fituar çdo ndeshje. Te Laçi ishte ndryshe, por është e kaluara dhe tani e kam mendjen te Partizani dhe duhet të qëndrojmë në krye të tabelës. Unë vlerësoj çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari dua të luaj mirë dhe të shënoj. Nuk ka lidhje nëse është Kukësi, Laçi apo kushdo tjetër. Dua të jap vetëm më të mirën dhe kjo është e rëndësishme.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...