Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Mentalitet, entuziazëm dhe gola”, Kane: Jam i lumtur te Bayerni

Harry Kane është përshtatur mirë dhe shpejt te Bayern Munchen. Skuadër ku ka nisur menjëherë të bëjë atë që di të bëjë më mirë: shënimin e golave.

Në suksesin e thellë 7-0 kundër Bochumit, sulmuesi anglez realizoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës.

Shtatë gola në pesë takimet e para në Bundesliga për 30-vjeçarin, i cili theu rekordet e vendosura nga Gerd Muller (1965), Miroslav Klose (2007) dhe Mario Mandzukic (2012).

Lexo edhe:

Ndërkohë që shënoi edhe në debutimin në Champions League me bavarezët. Kane ndihet i lumtur te Bayerni dhe me kalimin e kohës po njeh më mirë si funksionojnë rekordmenët gjermanë.

Fitorja 7-0? E bëmë të dukej shumë e lehtë, për mënyrën se si luajtëm dhe mentalitetin që treguam. Mund të ishte një ndeshjen e komplikuar, pasi ata u bazuan te duelet një kundër një.

Gjithsesi, ne luajtëm me entuziazëm dhe zhvilluam një performancë të shkëlqyer. Ritmi ishte shumë i mirë dhe shfrytëzuam lojën nga krahët.

Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, deklaroi bomberi anglez.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...