Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mënyra unike e Vidal, fton tifozët të votojnë për klubin e radhës

Ndeshja kundër Sampdorias duket se do të jetë e fundit për Arturo Vidal me fanellën e Inter. Mesfushori do të largohet për t’i mbyllur njëherë e mirë llogaritë me futbollin në Europë teksa ka vendosur të përjetojë një aventurë në Amerikën-latine. Dy janë klubet e interesuara për kilenin; brazilianët e Flamengos dhe klubi i vendlindjes Colo-Colo.

Vidal është në një udhëkryq se në cilin klub të vazhdojë karrierën ndaj ka menduar një mënyrë unike për të zgjedhur. Kështu, nëpërmjet një sondazhi në rrjetet sociale, Vidal ka ftuar tifozët e tij të votojnë se cili duhet të jetë klubi i ardhshëm.

Nga sondazhi, rezultoi se pjesa më e madhe e fansave kërkon ta shohë mesfushorin pjesë të brazilianëve të Flamengos. Megjithatë, diferenca e votive ishte e ngushtë dhe tashmë i takon Vidalit të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të zgjedhë njërin prej klubeve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...